Shpërthim me tritol në qytetin e Shkodrës, nuk raportohet për të lënduar

26 Dhjetor 2020 | 20:06

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Euronews Albania nga të dhënat paraprake mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”.

Gazetari Teodor Gjerga raporton nga vendngjarja se automjeti ku ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të Nazmi Bandule, person me precedent penal.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën tip “BMVX5”, e cila po qëndronte e parkuar brenda oborrit të shtëpisë së Nazmi Bandule.

Pak minuta pas shpërthimit, Policia e Shkodrës ka shpërndarë për mediat informacionin zyrtar për ngjarjen.

“Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”,  Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, thotë policia.

Blutë e kryeqendrës së veriut kanë rrethuar menjëherë zonën ku ndodhi shpërthimi dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026