Dëbora zbardh veriun e vendit, të gjitha akset të kalueshme pa zinxhirë

27 Dhjetor 2020 | 09:04

Reshjet e dëborës kanë zbardhur veriun e vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se më qarkun Kukës dhe pjesërisht në Dibër ka pasur reshje bore gjatë natës.

Në Shishavec të Kukësit lartësia e dëborës arrin deri në 10 cm, ndërsa në Valbonë deri në 15 cm.

Sipas ARRSH-së në segmentin Pukë-Fushë/Arrëz-Kukës është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës.

Edhe në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, por rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Po kështu, ARRSH njofton se qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Sakaq, moti i përkeqësuar dhe era me shpejtësi deri në 17 m/s nga jugu, ka sjellë dallgë deri në 6 ballë në bregdetin e Vlorës.

Me këtë mot nuk lejohen të lëvizin mjetet e vogla lundruese si dhe peshkarexhat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026