Qendër e re për krimet ruse, për ngjarjet që Gjykata Ndërkombëtare nuk i procedon

3 Korrik 2023 | 17:21

Prokurorët ndërkombëtarë kanë bashkuar forcat për të krijuar një strukturë të re për hetimin e krimeve ruse në Ukrainë.

Qendra ndërkombëtare për procedimin e krimeve të agresionit rus ndaj Ukrainës do të koordinohet nga agjencia evropiane Eurojust, në Hagë. Ajo do të hetojë krimet që shkojnë përtej kompetencave të autoriteteve të tjera ndërkombëtare.

 “Shtetet anëtare do të luajnë një rol kyç në mbledhjen e provave, identifikimin e dëshmitarëve, të dyshuarve dhe do të ekzekutojnë urdhër-arreste, përfshirë ato të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, si dhe do të sigurohen që autorët e tyre të mos i shpëtojnë drejtësisë”, -tha Didier Reynders, komisioner i BE për Drejtësinë.

Ukraina thotë se Qendra do të luftojë agresionin që përbën një kërcënim ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar.

 “Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe përdorimi i vazhdueshëm i forcës ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të saj nuk është një agresion vetëm ndaj vendit tim, por përbën një kërcënim për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global”, -tha Andriy Kostin, prokuror i përgjithshëm i Ukrainës.

Gjykata Ndërkombëtare Penale po heton aktualisht krimet në Ukrainë, por ajo nuk ka juridiksion për të proceduar krimet e agresionit. Qendra e re do ta bëjë këtë duke shënuar hapin e parë ndaj gjykimit të mundshëm të zyrtarëve rusë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026