“Kujdes nga sumplementet çudibërëse”- Toma: S’trajtojnë sëmundjet, i agravojnë

3 Korrik 2023 | 15:57

Suplementet “çudibërëse”, që thuhet se trajtojnë një sërë sëmundjesh, nuk janë të vërtetë. Diana Toma, Presidentja e Urdhrit të Farmacistit në një intervistë për Euronews Albania, jep alarmin se reklamat e suplementeve janë abuzive, pasi sëmundjet nuk trajtohen me suplemente.

“Problemi që vërejmë është se abuzohet, luhet shumë me intrigimin e popullatës lidhur me efektet çudibërëse që mund të kenë dhe që nuk mendoj se merren realisht. Kishte suplemente që rekomandohen si çudibërës lidhur me shikimin, diabetin, reduktimin e peshës, në një kohë që shkaktarët e ktyre diagnozave janë patologji të mirëfillta dhe që nuk trajtohen me suplemente”, tha Toma.

Veç parave që qyetarët harxhojnë për marrjen e këtyre suplementeve, ajo cfarë mjekët vërejnë janë dëmet e mëdha shëndetësore nga mos trajtimi i sëmundjes me barna nga mjekët specialistë.

“Dëmi financiar që ato të ardhura i kanë çuar drejt këtij përdorimi janë gjysma e të keqes, e keqja tjetër është se duke menduar se kanë gjetur formën me të shkurtër të trajtimit të problemti dhe problemi nuk është trajtuar ka çuar në agravim të situates. Kam dëgjuar për probleme të prostatës të trajtohen me suplmente, kam dëgjuar dhe për probleme të shikimit, por mos të harrojmë që degradimi i këtyre problemeve të çon dhe në cënimin e jetës”, tha mjekja.

Ekpsertët apelojnë që të bëhët kujdes me përdorimin e suplementeve, të cilat janë thjeshtë shtesa ushqimore, por edhe pse janë pa recetë mjekësore duhet të merren në konsultim me specialistët.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026