Premier League, Arsenali i jep fund serisë prej dy muajsh pa fitore
Pas dy muajsh jashtëzakonisht të vështirë, Arsenali i Granit Xhakës ia doli të fitojë një ndeshje në Premier League.
Topçinjtë e Londrës fituan 3-1 përballjen “derbi” me Chelsea-in e Frank Lampard.
Për skuadrën e Mikel Artetas, i cili ka qenë tejet nën presion me spekulime për shkarkim të mundshëm nga puna, iu përgjigjën kritikave Lacazette dhe Xhaka, ky i fundit realizoi me një goditje dënimi.
Saka realizoi në minutën e 56-të golin e tretë për Arsenalin, që në fund arriti t’i bëjë ballë edhe mësymjeve të Chelsea-it që nuk ia doli të shënonte më shumë se një herë me Abraham – Jorghinho shpërdoroi në minutën shtesë një penallti.
Arsenali del kështu nga seria prej shtatë javësh pa fitore në kampionatin anglez. Topçinjtë nuk fitonin prej 1 nëntorit dhe kishin zbritur dy vende vend larg zonës së rënies nga kategoria. Me suksesin ndaj Chelsea-it, ata shkojnë në kuotën e 17 pikëve dhe ngjiten në vendin e 14-të të renditjes.
? Now playing on Twitter
? Arsenal 3-1 Chelsea▶️ ?──────── 02:00#ARSCHE pic.twitter.com/xPQTIPcwPH
— Arsenal (@Arsenal) December 26, 2020
Nga ndeshjet e tjera të së shtunës Leicester City tregoi se nuk është rastësisht mes katër më të mirave në Angli duke marrë një barazim 2-2 ndaj Manchester United, Manchester City fitoi 2-0 ndaj Newcastle duke u ngjitur përkohësisht në vendin e pestë të renditjes, ndërsa Aston Villa mposhti 3-0 Crystal Palace-in edhe pse me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Mings.
Sheffield United humbi 1-0 përballjen e radhës kundër Evertonit duke regjistruar nisjen më të keqe të një sezoni në tërë historinë e futbollit anglez.
Bardhekuqtë kanë vetëm dy pikë nga 15 ndeshje të luajtura deri më tani dhe janë e vetmja skuadër në Premier që pësojnë këtë bilanc të dobët në një nisje sezoni në gjithë historinë e kampionatit.
Skuadra aktuale e vendit të fundit barazon rekordet e mëparshme të Southport dhe Newport në vitet 1970, mirëpo këto dy të fundit pësonin këtë bilanc negativ në kategorinë e katërt.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania