“I rrëmbeu zemrën Amerikës, frymëzoi Europën”, Rama flet në ceremoninë për Clinton
Kryeministri Edi Rama në fjalën e rastit në ceremoninë zyrtare të pritjes për ish-presidentit amerikan Bill Clinton shprehu emocionin e veçantë teksa nënvijëzoi admirimin për personalitetin e jashtëzakonshëm të ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.
“Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua se sa të përgatitem të flas, e pastaj të flas tani këtu, duke ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri, të cilit qysh përpara se sa të hyja në jetën e përditshme politike, ja kam parë dëgjuar fjalimet, për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Në kërkimit i paqeje, prosperiteti dhe e dashurie mes njerëzve, ku rruga është vetë qëllimi i përpjekjeve. Dhe më pas jo vetëm ia kam parë e ridëgjuar ata që ka thënë, por edh studiuar se si i ka thënë, duke i admiruar atë që as mësohet dhe tregohet, empatinë magjepsëse që e bën Clintonin oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia”, tha Rama.
Rama e cilësoi Clinton si presidentin qe më urtësinë e tij rrëmbeu zemrën e amerikanëve dhe frymëzoi mbarë Europën.
“Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve njëri më i bukur se tjetri, por pa diskutim që thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte, u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij. Dha një kontribut historik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpirtin e Europës”, – tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta