Ceremonia zyrtare për Bill Clinton, cilët janë deputetët e PD që marrin pjesë

3 Korrik 2023 | 18:50

Ndërsa jemi në pritje të nisjes së ceremonisë zyrtare për ardhjen e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, një numër i lartë qytetarësh kanë shkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë.

Duket se thirrjes së kryeministrit për të marrë pjesë nuk i janë përgjigjur vetëm qytetarët por edhe deputetë të partisë demokratike, apo dhe partive të tjera të vogla.

Lulzim Basha, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Selaudin Jakupllari, Arbi Agalliu, Merita Bakiu dhe Orjola Pampuri janë deputetët e Partisë Demokratike të cilët i janë bashkuar deri më tani atmosferës në pritje të ish-presidentit Clinton.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026