Trajtim të veçantë për ish-punonjësit e industrisë së lëndëve plasëse, projektligji depozitohet në Kuvend

27 Dhjetor 2020 | 10:46

Qeveria ka vendosur të përfshijë në një skemë të re financiare punonjësit e industrive ushtarake në vend.

Një projektligj i ri, i depozituar në kuvend, propozon, trajtim të veçantë financiar të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje, gjithmonë në rast se ata do të plotësojnë disa kritere.

Bëhet fjalë për ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik Poliçan, Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzinës Mekanike Gramsh, si dhe Uzinën e Riparimit të Avionëve në Kuçovë.

Afati i ri, brenda të cilit këta ish-punonjës duhet të aplikojnë për trajtim financiar, do të jetë 1 prilli 2021.

Ky projektligji i propozuar është një vazhdim i politikës së iniciuar në 2004 për të trajtuar në një mënyrë më favorizuese personat e punësuar në një industri, e cila ka operuar në kushte të vështira dhe duke kryer veprimtari me rrezikshmëri dhe ngarkesë të lartë fizike.

Sipas relacionit, janë rreth 150 punonjës, të cilët duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ndërsa efektet financiare mbërrijnë në vlerën e 32 milionë lekëve çdo vit.

“Kjo është një industri specifike dhe me këtë projektligj zgjidhen përfundimisht problematikat e punonjësve, të cilët nuk kanë mundësi të tjera punësimi në tregun e punës, deri në daljen e tyre në pension pleqërie”, thuhet në relacion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026