Basha u premton studentëve 10 mijë praktika pune të paguara në vit: Kushtojnë sa një koncesion i Ramës

27 Dhjetor 2020 | 11:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi mesditën e së dielës një takim me studentë të Fakultetit të Ekonomisë me të cilët diskutoi rreth problemeve që ata po hasin nën situatën e pandemisë së COVID-19.

Basha u shpreh se paketa e ndihmës për efektet që shkaktoi pandemia ishte e papërfillshme për shtresat në nevojë. Ai tha se qeveria mund të kishte bërë më shumë për studentët duke mbuluar tërësisht tarifat e studimit. Thënë këtë ai shtoi se sipas opozitës, tarifa mundet të mbulohet tërësisht për familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë në muaj dhe gjysmë për ato me më shumë se kaq.

“Tarifat e studimeve janë sa një e pesta e kostos së koncesioneve,” – theksoi Basha duke kritikuar qasjen e qeverisë për projektet me partneritet publik privat, që sipas tij pengojnë konkurrencën dhe dëmtojnë sipërmarrjen.

Kryetari i PD-së më pas prezantoi një pjesë të programit të opozitës që sipas tij parashikon 10 mijë praktika pune të paguar në vit për studentët, program që sipas Bashës kushton “sa një koncesion i qeverisë”.

Gjatë bisedimit me studentët Basha iu rikthye edhe disa pikave të tjera të programit të opozitës, si zotimi për të zhbërë koncesionet abuzive dhe për të luftuar korrupsionin qeveritar. Ai kujtoi propozimin për forcimin e ligjit anti-mafia dhe kalimit në një kontroll të imtësishëm të të gjitha kontratave koncesionare, vendosjes së një takse të sheshtë 9% etj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026