Andi Bushati: Arsyet pse e zhbëhu Rama Ballkanin e Hapur brenda një nate
Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se mbyllja e Ballkanit të Hapur është një gjë e mirë, pasi sipas tij ai ishte vetëm një mjet për të promovuar Ramën dhe Vuçiçin.
Por sipas tij, vendimi i Ramës për ta zhbërë brenda natës një projekt që e kishte cilësuar si strategjik, është autokrat.
“Nga të gjitha aspektet është një gjë e mirë dalja nga kjo marrëzi. Por në një vend demokratik shtrohen disa pyetje; Rama ka shkuar para 27 liderëve te BE dhe u ka thënë përkrahni Ballkanin e Hapur se ndryshe do ketë gjak dhe luftë në këtë rajon. Tani, do ketë gjak dhe luftë që doli Edi Rama nga Ballkani i Hapur? E ka quajtur Ballkanin e Hapur projekt strategjik për shqiptarët, si u zhbëka brenda natës? Jemi sërish në kushtet e vendimmarrjes autokratike. S’e dimë pse ka ndodhur kjo gjë. Na u tha që do kemi miliona të mira që s’i pamë kurrë dhe tani dolën të këqija”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë