Breshëri kallashnikovi ndaj banesës në Krujë, 1 viktimë, plagosen dy të mitur
4 Korrik 2023 |
00:26
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesnatë në fshatin Larushk të Krujës, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy fëmijë kanë mbetur të plagosur.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ndaj banesës është qëlluar me breshëri kallashnikovi ku viktimë ka mbetur kunati i Gentian Bejtja, ndërkohë janë plagosur dhe dy të mitur.
Dyshohet se objektiv i atentatit që ka tronditur Krujën ka qenë Gentian Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.
Kujtojmë se në vitin 2022, ndaj Bejtjës, është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.
Asokohe Bejtja mbeti i plagosur.
Ndërkohë në lidhje me atentatin e mesnatës, nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta