EMRAT| Viktima në Krujë ishte për vizitë te nipi, gjendet një automjet duke u djegur
Në fshatin Larushk, Krujë është shënuar një ngjarje e rëndë në të gdhirë të së martës.
Rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së shtetasit, Gentian Bejtja ka pasur të shtëna me armë. Si pasojë ka humbur jetën një person.
Bëhet fjalë për Ramazan Sinon, ndërsa ka mbetur i plagosur nipi i tij, Alvi Bejtja. Sipas informacioneve, daja (viktima) ishte për vizitë te nipi.
Rreth orës 00:40 në Tapizë, te Lapidari është gjetur një automjet, dyshohet tip Volkswagen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Dyshohet se objektiv i atentatit që ka tronditur Krujën ka qenë Gentian Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.
Kujtojmë se në vitin 2022, ndaj Bejtjës, është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.
Asokohe Bejtja mbeti i plagosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta