Vaksina kundër Covid-19, Endri Fuga: Ballkani Perëndimor është lënë i vetëm në këtë sfidë
Ndërsa vaksina kundër Covid-19 nis këtë të diel për shtetet e Bashkimit Europian, Shqipëria ende nuk ka një datë zyrtare se kur do mund të sigurohet për qytetarët.
Lajmi i shpërndarjes së vaksinës në vendet e BE ka bërë që këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga të reagojë në twitter duke thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë lënë në forcat e tyre.
“Dhe ta mendosh se popullsia e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor arrin të bëjë më pak sesa popullsia e një vendi të vetëm të Bashkimit Europian. Në pandemi ti mund të jesh aq i sigurt sa janë edhe fqinjët e tu”, shkruan Fuga.
Excellent news. So close, yet so far. WB still left on their own on this – hopefully will change in the not so far future. And to think that the combined population of WB6 is less than that of a single EU member state. In a pandemic you can be as safe as your neighbors are. https://t.co/6xKUarPHUE
— Endri Fuga (@endrifuga) December 26, 2020
Megjithatë, kryeministri Edi Rama së fundmi ka deklaruar se vaksina kundër-COVID do të vijë në Shqipëri në fillim të vitit. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se përveç bisedimeve për vaksinën Pfizer dhe Moderna, qeveria shqiptare është afër mbylljes së marrëveshjes për sigurimin e vaksinës nga kompania ‘Asrtrazeneca’.
Përpos këtyre diskutimeve, Shqipëria është gjithashtu pjesë e aleancës Covax, përmes së cilës pritet të sigurohen vaksina në gjysmën e parë të vitit 2021. Shqipëria ka parapaguar 3.9 milionë dollarë tek aleanca COVAX për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë.
Sipas Ramës, vaksinimi do nisë me mjekët dhe personelin shëndetësor në fillim të muajit janar dhe do të kryhet në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ për të shmangur grumbullimet.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta