Bilanci i COVID-19 në 24 orë, mes 10 viktimave mjeku neuropskiatër

27 Dhjetor 2020 | 15:07

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 2 165 nga të cilët 499 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë 10 persona kanë humbur jetën. Mes tyre është mjeku neuropskiatër, Sali Baco, 72 vjeç, si dhe dy qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç.

Doktor Baco, ish-drejtues për shumë vite i Spitalit Psikiatrik në Elbasan gjendej i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” prej disa ditësh dhe pas përkeqësimit ka ndërruar jetë.

Në vendon tonë deri tani gjatë betejës me COVID-19 në vijë e parë kanë humbur jetën mbi 25 mjekë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë.

Në të gjithë vendin gjenden mbi 23 500 persona të prekur me coronavisur prej të cilëve më shumë se 13 mijë janë vetëm në Tiranë. Ndërkohë qarku më pak i prekur mbetet Dibra me vetëm 380 rasate pozitive.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë.

COVID-19 – Statistika (27 Dhjetor 2020)
Testime totale             253,689
Raste pozitive             56,254
Raste të shëruara       31,565
Raste Aktive               23,536
Humbje jete                1153

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë              13296
Fier                  1585
Shkodër           1339
Durrës             1286
Vlorë               1072
Korçë              963
Elbasan           894
Berat               873
Lezhë              865
Gjirokastër      528
Kukës              455
Dibër               380

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026