“Të gjendet dialogu”, Rutte flet nga Prishtina: Të drejtat e njeriut të rëndësishme

4 Korrik 2023 | 10:49

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ne konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe atë të Luksemburgut bëri thirrje që të gjendet sa më shpejt dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pas rritjes së tensioneve në Veri.

Ai theksoi se të drejtat e njeriut janë shumë të rëndësishme dhe duhet të respektohen nga të dyja palët.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës e ka bërë këtë më të rëndësishme se kurrë më parë. Dhe këtu stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm dhe sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë shtensionim. “Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha ai.

“Përfshirja jonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është më e afërt se kurrë mund të them”, tha ndër tjerash kryeministri holandez.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026