Të shtëna në Teksas, 3 të vrarë dhe 8 të plagosur

4 Korrik 2023 | 14:51

Tre persona u vranë dhe tetë u plagosën në një të shtëna në Fort Worth të Teksasit, thanë zyrtarët. Të shtënat u raportuan në lagjen Como, pak orë pas përfundimit të një festivali lokal.

Policia tha se viktima të shumta të të shtënave ishin në parking kur mbërritën. Dhjetë nga viktimat besohet të jenë të rritur, ndërsa një i mitur, raportoi WFAA, një filial i rrjetit ABC.

Shërbimet e urgjencës, të cilat ishin të parat që mbërritën në vendngjarje, raportuan se ishte e vështirë për të arritur tek viktimat, pasi njerëzit ende po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Disa persona u transportuan në spitale me automjete private, të tjerë me autoambulanca. Policia është dashur të dërgojë një viktimë në një ambulancë jashtë vendit të ngjarjes.

Detektivët janë ende duke hetuar se çfarë ka ndodhur, ndaj nuk ka shumë detaje për të gjithë rastin.

Motivi i të shtënave nuk është konfirmuar dhe nuk është e qartë se sa persona kanë marrë pjesë në sulm dhe deri më tani askush nuk është arrestuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026