Festivali i Filmit në Dropull rrit bashkëpunimin kulturor mes shteteve

5 Korrik 2023 | 16:00

Në Gjirokastër nuk ka sesi të mungojë Festivali i Filmit të shkurtër në Dropull. Artdashës të filmit nga vende të ndryshme bëhen bashkë, për të ndjekur prodhimet më të mira kinematografike, por edhe për të njohur  traditat dhe kulturën e Dropullit.

Interesi i turistëve, por dhe vendasve ka qenë i lartë. Mbrëmja ka mbledhur më shumë se 300 qytetarë, duke e kthyer Dropullin në një vend zhurmues si kurrë më parë.

“E kam thënë shpesh që në qarkun e Gjirokastrës ka shumë resurse turistike të kulturës, site arkeologjike që duhen të zgjohen. Këtu ku jemi përveç ndeshjeve me gladiatorë janë luajtur me dhjetëra drama. Është shumë e rëndësishme që këto vende të bukura dhe të fjetura të vihen në funksion të turizmit,” – u shpreh një burrë.

Festivali i Filmit në Dropull, përmes tij ka dhe një synim tjetër. Përmes artit të japë mesazhet e duhura për të rinjtë të cilët synojnë të largohen nga Shqipëria.

Festivali është një urë e rëndësishme bashkëpunimi, kulturore midis dy vendeve.

Festivali do te zgjasë tre dite. Krahas filmave qe do vlerësohen, risia e këtij edicioni është dhe workshop-i i filmit të animuar si dhe dokumentarit, në të cilin fëmijët do të prodhojnë një histori të animuar, krijuar nga fantazia e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një...
16:18 | 25/07/2026

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026