Festivali i filmit të shkurtër, fituesit e Festivalit të Dropullit shfaqen në Tiranë
Filmat më të mirë shqiptarë dhe grekë të vlerësuar me çmime ndërkombëtare shfaqen për herë të parë këtu në Tiranë, në sallën e koncerteve te Katedralja Ortodokse.
Tashmë Festivali i filmit të shkurtër të Dropullit ka mbërritur në kryeqytet.
4 filma me metrazh të shkurtër të realizuar nga regjisorë grekë dhe shqiptarë vijnë për herë të parë në Tiranë. Pasi kanë fituar edicionin e vitit të kaluar të Dropulli Film Festival, ata vijnë për të prezantuar me publikun e kryeqytetit filmat e tyre.
Dy filma dhe dy animacione të cilët përcjellin mesazhe të forta mbi dilema morale të shoqërisë sonë.
Regjisori grek, Alex Oskura vjen me filmin “Harmonical Man”.
“Filmi im flet për një baba i cili merr peng vajzën e tij pasi ai nuk e sheh dot atë”, tregon regjisori.
Vivian Papageorgiou me filmin thriller “Hansel”.
“Filmi im quhet Hansel, nuk është i bazuar, por më tepër inspiruar nga fabula e Hansel dhe Gretel, por pa Gretel. është një përrallë e errët që flet për abuzimin ndaj fëmijëve. Është një thriller dhe ishte shumë e vështirë për t’u realizuar”, thotë regjisorja.
Fituesi shqiptar Jani Zhonga vjen me filmin e animuar në stilin stop motion, teknikë komplekse filmimi, në të cilën objektet ose kukullat lëvizen fizikisht dhe fotografohen, për të prodhuar në fund atë çfarë është metrazhi final.
Është Historia prekëse e monumentit të perëndeshës greke Athina, e cila nga lufta me kohën, gjendet pa gjymtyrë në një muze duke biseduar me një vajzë invalide, që gjen tek perëndesha pasqyrën e saj.
“Pati një sukses shumë të madh në Greqi pasi u luajt në kanalin shtetëror të Greqisë. Mesazhi më i bukur që kam marrë është nga një nënë e re, që të shtunën u shfaq filmi dhe të dielën fëmija i tha mamasë që do shkojmë në muze të shohim statujat dhe ai ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm”, tregon Zhonga.
Drejtori i Festivalit, Kosta Zhonga flet edhe për risitë e edicionit te ri që do të fillojë zyrtarisht në korrik, ku dhe do të vlerësohen filmat e radhës.
“Duhet të qarkullojë pak festivali, mos të jetë vetëm në Dropull, por edhe në Tiranë. Filmat fitues të festivalit t’i kemi dhe këtu”, thotë ai.
Edicioni i tretë I Festivalit do të mbahet në datat 3 deri në 6 korrik, ku do të vlerësohen filma dhe animacione nga krijues shqiptarë, grekë, por dhe nga Kosova dhe Qipro.
Risi do të jenë dhe krijime nga fëmijët, që do t’i shtohen festivalit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nis Festivali i Kanës, aktorë e regjisorë shkëlqejnë në tapetin e kuq
- Festivali ndërkombëtar i kukullave, edicioni i parë në Elbasan
“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)