Pfizer vonon dërgesat e vaksinave, probleme me ruajtjen e saj në temperaturën e duhur
Sipas autoriteteve spanjolle dërgesat e vaksinës së COVID-19, Pfizer BioNTech, janë vonuar në tetë vende europiane pas një problemi logjistik me temperaturën në të cilën mbahen dozat.
Ministria e Shëndetësisë së vendit tha se kishte marrë një mesazh nga fabrika e prodhimit Pfizer në Puurs të Belgjikës të dielën në mbrëmje, ku thuhej se dorëzimi do të bëhej të martën e jo të hënën, për shkak të një “problemi në procesin e ngarkimit dhe transportimit që lidhet me kontrollin e temperaturës”.
Në mesazh thuhej gjithashtu se tetë vende europiane, përfshirë Spanjën ishin prekur nga kjo vonesë, por pa dhënë hollësi.
Autoritetet lokale në Gjermani raportuan gjithashtu vonesa në administrimin e vaksinave të dielën pasi u zbulua se mund të ketë pasur probleme të temperaturës gjatë tranzitit.
Dërgesat mund të jenë të komplikuara për Pfizer BioNTech, sepse vaksina duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta, rreth -70 gradë.
Ajo që e bën pak më të lehtë dërgimin është fakti që vaksina është e qëndrueshme për disa ditë, në temperatura midis 2-8 gradë, pra nivelet normale të temperaturave të frigoriferit.
Ministri Spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa siguroi se problemi ishte zgjidhur dhe vaksinat tashmë janë rrugës. Nga nesër ato do të jenë në dispozicion në të gjithë vendin.
Europa filloi fushatën e saj të vaksinimit masiv gjatë fundjavës, me Gjermaninë, Hungarinë dhe Sllovakinë.
Shembulli u ndoq nga Italia, Austria, Franca, Republika Çeke e më gjerë.
Lexoni gjithashtu:
Fushata e vaksinimit në Evropë, liderët e vendeve të BE, apel qytetarëve t’i bashkohen procesit
Vaksina kundër Covid-19, Endri Fuga: Ballkani Perëndimor është lënë i vetëm në këtë sfidë
Evropa nis vaksinimin, në Itali, Spanjë, Gjermani dhe Austri bëhen injeksionet e para
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet