“Vjosa Osmani në linjë me kryeministrin Rama’’, Shala: Çfarë po ndodh me Kurtin
Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se tashmë kryeministri Kurti nuk e ka më shumicën në Kuvend.
Ai tha gjithashtu se presidentja Vjosa Osmani e cila tashmë po qëndron në një linjë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të mos lejojë një konfrontim të hapur me faktorin ndërkombëtar.
“Mund të themi se kryeministri Kurti nuk e ka më shumicën ën Kuvend sepse ka ndryshim mes anëtarëve të subjektit të tij dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, në rast se nuk do kemi kryesi, mbledhje të kryesisë, presidentja e vendit do duhet të veprojë duke e çuar vendin e zgjedhjeve.
Zonja Osmani tashmë është në linjë të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe mund të çojë vendin në zgjedhje në mënyrë që të mos lejojë një konfrontim të hapur të qeverisë aktuale në raport me faktorin ndërkombëtarë për ndonjë veprim të caktuar në pjesën veriore”,-tha për Euronews Albania, Drizan Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet