Kurti: Kemi informacione që në kisha fshihet armatim, do takoj përfaqësesit e NATO
Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns, deklaroi të martën se ka informacione se serbët e Kosovës po kontrabandojnë armë përmes autoambulancave dhe po i fshehin ato në kisha në veri të Kosovës.
Në lidhje me këto deklarata reagoi dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili konfirmoi gjithashtu informacionet se ambulancat në veri të Kosovës janë përdorur për të transportuar armatim.
Kurti shtoi se pritet të ketë dhe një takim me përfaqësuesit e NATO-s dhe KFOR-it këtë të mërkurë, ku do të diskutojë me ta situatën e armatimit në veri.
“Kemi informacion se veturat e ambulancave janë përdorur për të bartur armatim. Unë sot do ta kem një takim me përfaqësuesit e NATO-s për këtë gjë. Do ta takoj edhe komandantin e KFOR-it. Dhe pas këtyre takimeve edhe me organet tona të sigurisë, do të mund ta japim fjalën përfundimtare.
Jemi duke grumbulluar të dhëna dhe informacione. Nuk është mirë që unë të jap informacion për informacionin ende të paplotësuar, por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje. Andaj, sot kam një takim ku do të shtrohet kjo temë”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
Çfarë deklaroi deputetja britanike?
Qeveria është e vetëdijshme, me regjiment ushtarak britanik që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona janë vënë në dijeni për këtë dhe janë përpjekur të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, procesi i lejes zgjati shumë. Në momentin kur kishte leje një ambulancë kishte shkuar në kishë dhe i kishte nxjerrë jashtë përsëri të gjitha armët.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë