Policia arreston bashkëshortët

28 Dhjetor 2020 | 12:04

Nga një operacion policor i koduar “Autostrada”, për goditjen goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, janë arrestuar bashkëshortët me iniciale E. R., 36 vjeç  dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan.

Ky operacion u zhvillua nga ”, forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

“Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, një sasi fishekësh, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe kanabis dhe 1 automjet,” – thuhej në deklaratën e Policisë.

Dy personat u arrestuan nga Policia, e cila nga kontrolli në mjet sekuestroi një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

“Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre  shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis,” – thuhej në njoftim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026