VIDEO| Pamje dramatike nga shpërthimi i depos ruse të municioneve në Ukrainë

5 Korrik 2023 | 15:24

Një top i madh zjarri shpërtheu në Ukrainën e pushtuar mbrëmë pasi një depo municionesh ruse u shkatërrua në një ‘shpërthim monstruoz’, tregojnë pamjet dramatike.

Videoja e shkatërrimit të depos erdhi pasi Kievi tha se kundërofensiva e tij kundër forcave të Vladimir Putinit kishte qenë ‘veçanërisht e frytshme’ ditët e fundit, dhe ndërsa u shfaqën video të tjera nga vija e frontit që tregonin luftime brutale në llogorem, shkruan Daily Mail.

Kievi ka pranuar se përparimi i tij është ngadalësuar nga mbrojtja ruse, ndërsa forcat e Putinit vendosën mina nëpër sipërfaqe toke për të parandaluar tanket e Kievit të bënin të njëjtat përparime të shpejta që u panë këtë kohë vitin e kaluar.

Minat janë gjithashtu një shqetësim serioz larg fushëbetejës, me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky që akuzon Rusinë për vendosjen e eksplozivëve në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të mbajtur nga Rusia dhe për komplot për të organizuar një sulm atje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer

Presidenti Donald Trump hapi një festë 16-ditore të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara me një tubim politik të mërkurën, fillimi i festimeve të formësuara nga...
10:51 | 25/06/2026

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit të një udhëtimi në Lindjen...
10:35 | 25/06/2026