Mbyllen sallonet e bukurisë, urdhri i ri i talebanëve zemëron gratë afgane
Talebanët kanë dhënë një urdhër të ri që imponon mbylljen e salloneve të bukurisë për gratë. Vendimi është pritur me zemërim nga gratë afgane dhe komuniteti ndërkombëtar.
Urdhri ka në fokus kryeqytetin Kabul, por edhe provincat në të gjithë vendin dhe u jep pronarëve vetëm një muaj kohë për të mbyllur bizneset e tyre. Për vendimin nuk është dhënë asnjë motiv.
“Punoj prej një viti. Ditët e fundit, talebanët dhanë urdhrin për të mbyllur sallonet e bukurisë. Unë iu lutem atyre të mos e bëjnë këtë, sepse punojmë për të fituar bukën e gojës. Edhe shkollat janë të mbyllura për gratë, por a nuk kanë ato të drejtë të jenë pjesë e shoqërisë?” – u shpreh një grua.
“Kur të mbyllet do të qëndroj në shtëpi e papunë, pa asgjë në dorë. Do të vuaj pasi shpresa ime e vetme ishte të punoja këtu. Nëse rri në shtëpi do të sëmurem,” – tha një tjetër.
Bëhet fjalë për kufizimin e fundit të të drejtave dhe lirive për gratë afgane, pas masave që u ndalonin atyre arsimimin, shfaqjen në eventet publike dhe punësimin.
Lëvizjet në fjalë kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar, pasi izolojnë më tej vendin në një kohë kur ekonomia e tij është rrënuar dhe kriza humanitare e përkeqësuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni