Parandalohen sulmet terroriste në Gjermani, 7 të arrestuar
Shtatë persona janë arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në qytete të ndryshme të vendit.
Policia gjermane nuk bëri të ditur emrat e personave të arrestuar, por në një komunikim për mediat tha se ata ishin prej kohësh nën vëzhgim dhe njiheshin si mbështetës së grupit militant terrorist ISIS.
Sipas prokurorëve gjermanë, grupi ka hyrë në këtë shtet pas shkurtit të vitit 2022. Sipas hetuesve, ata pritet të kryenin sulme terroriste në disa pika strategjike.
Mësohet se ishte planifikuar që sulmet të kryheshin në të njëjtën mënyrë siç veprohej nga militantët ekstremistë të shtetit islamik.
Të arrestuarit janë nga Taxhikistani, Kirgizia dhe Turkmenistani. Po ashtu dhe autoritetet holandeze konfirmuan se kanë arrestuar një burrë dhe një grua me akuzën e terrorizimit. Operacioni policor në Holandë ka lidhje me atë të zhvilluar në Gjermani.
LEXO GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin