“Prigozhin nuk është në Bjellorusi”- Lukashenko zbulon ku ndodhet kreu i Wagner

6 Korrik 2023 | 13:29

Vendndodhja e kreut të Wagner Yevgeny Prigozhin ka qenë një mister që nga trazirat e fundit të rebelimit në Rusi.

Sipas marrëveshjes për t’i dhënë fund kësaj grindjeje, akuzat kundër tij u hoqën dhe iu ofrua të zhvendosej në Bjellorusi.

Por të enjten, udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka mohuar që Prigozhin të jetë në territorin e shtetit të tij.

“Sa për Prigozhin, ai ndodhet në Shën Petersburg. Ai nuk është në territorin e Bjellorusisë”, tha Lukashenko.

Lukashenko ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes për t’i dhënë fund kryengritjes dhe jo më shumë se një javë më parë tha se Prigozhin kishte mbërritur në Bjellorusi.

BBC gjurmoi avionin privat të Prigozhin që fluturoi për në Bjellorusi në fund të qershorit dhe u kthye në Rusi po atë mbrëmje.

Që atëherë, ai ka bërë disa fluturime midis Shën Petersburgut dhe Moskës – megjithëse nuk është e qartë nëse Prigozhin ka qenë në avion. BBC gjithashtu nuk mund të verifikojë konstatimin e Lukashenko për vendndodhjen aktuale të liderit Ëagner.

Të enjten, Lukashenko shtoi se “me sa di” pjesa tjetër e luftëtarëve Wagner ishin ende në bazat e tyre – të cilat mund të përfshijnë Ukrainën lindore ose një bazë stërvitore në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Udhëheqësi i Bjellorusisë tha se një ofertë për Ëagnerin për të vendosur disa nga luftëtarët e saj në Bjellorusi – një perspektivë që ka alarmuar vendet fqinje të NATO-s – ende qëndron dhe ai ka ofruar disa baza ushtarake të epokës sovjetike për përdorimin e tyre.

“Por Ëagner ka një vizion tjetër,” tha ai, duke shtuar: “Sigurisht që nuk do t’ju tregoj për këtë.”

“Për momentin çështja e zhvendosjes së tyre nuk është zgjidhur akoma”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026