Koka flet para GJKKO: Nuk i njoh pronarët e inceneratorëve, çfarë fshehu prokurori

6 Korrik 2023 | 15:13

Ish-ministri Lefter Koka ka folur përpara GJKKO lidhur me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.

Në fjalën e tij ai ka thënë se një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë, ndërsa shtoi se i gjithë procesi është i manipuluar.

Më tej ai theksoi se nuk i njeh pronarët e inceneratorëve duke thënë se këto të fundit kanë ardhur nga bota e biznesit.

Koka ka hedhur akuza ndaj prokurorit duke thënë se Prokurori 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë e tij.

“Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time. Akuza e prokurorisë është idiote. Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proçeset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërine. Ky proçes është i manipuluar fund e krye, besoj se e vërteta do të triumfoj. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit.  Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij proçesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt”- tha ai.

Në seanca Koka ka akuzuar dhe ish-presidentin Ilir Meta:

“Kjo është situate nga presidenti me fallxhoren e tij, i cili duke ndenjur mejhaneve thoshte do ta fus ne burg”- shtoi Koka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026