Ambasadorët Soreca dhe Kim përshëndesin emërimin e gjyqtarit të 7-të Kushtetuese

28 Dhjetor 2020 | 19:44

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim kanë përshëndetur emërimin e Sonila Bejtja si anëtarë e 7-të e Gjykatës Kushtetuese.

“Sot Presidenti i Shqipërisë ka dekretuar znj. Solina Bejtja si anëtare e 7-të e Gjykatës Kushtetuese. Ne përgëzojmë Presidentin dhe KED për plotësimin e vakancës së fundit. Ky vendim i rëndësishëm forcon më tej funksionalitetin e gjykatës”, shprehet z. Soreca.

 Ambasadorja amerikane thotë se, institucionet kanë vepruar me urgjencë pas opinionit të Komisionit të Venecias që sqaronte përplasjet mes kreut të shtetit, KED dhe Parlamentit për këtë çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti, Parlamentin dhe KED meritojnë lavdërime për plotësimin e kuorumit +1 por nuk duhet të ndalen deri sa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë vitin e ri. Ne nxisim kandidatë të kualifikuar që t’u përgjigjen thirrjes për vakancat në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, si aleat i NATO-s dhe aspirante BE”, shprehet znj. Kim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026