Bilanci i vitit, Rama: Në sistemin e drejtësisë ka ende probleme

29 Dhjetor 2020 | 09:14

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës online të fundvitit me gazetarët foli për Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se në sistemin e drejtësisë ka ende probleme.

“Dua ta nis me drejtësinë, me reformën në Drejtësi, duke pasur parasysh faktin që me të drejtë qytetarët kanë një pritshmëri të lartë, prej shumë vitesh dhe pasi i kanë dhënë një mbështetje të madhe procesit  të reformës në drejtësi kanë edhe një padurim të mirë-kuptueshëm. Ende sot vazhdojnë problemet në sistemin e drejtësisë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama theksoi më tej se procesi i Vettingut ka treguar se duhet të jemi optimist për të nesërmen.

Teksa u ndal në shifrat ai theksoi se janë larguar më shumë individë nga sistemi i drejtësisë, sesa janë konfirmuar në detyrë.

“Sidoqoftë nëse shohim bilancin e  deritanishëm të këtij procesi mendoj që ka arsye për të qenë optimist për të nesërmen. Nëse shohim shifrat e këtij procesi atëherë me siguri, ajo që thashë konfirmohet, arsyeja për të qenë optimist për të nesërmen. Deri më sot në total janë rivlerësuar, duke kaluar në filtrin e Vettingut 322 individë, nga të cilët më shumë janë larguar nga sistemi sesi janë konfirmuar. Plot 128 individë të shkarkuar drejtpërdrejtë dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky proces me vetëdijen e mundësisë për të kaluar filtrin. Vetëm 118 janë konfirmuar. Kemi 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes”,  tha Rama më tej.

“Fjala kyç në këtë proces është durim. Bëhet fjalë për të ndërtuar nga themelet njërin prej 3 pushteteve, pushtetin gjyqësor. Ka vijuar edhe intesivisht lufta kundër krimit të organizuar”, u shpreh ai më tej.

Lexoni gjithashtu:

Vaksina anti-COVID, Rama: Procesi i vaksinimit do të nisë në mes të janarit

Bilanci i pandemisë, Rama: Më mirë se ne vetëm Serbia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026