Bilanci i pandemisë, Rama: Më mirë se ne vetëm Serbia
Kryeministri Edi Rama përmblodhi sot bilancin e pandemisë gjatë këtyre nëntë muajve. Ai tha se qeveria ka mundur t’i ndihmojë direkt ose indirekt qytetarët duke u bërë e dyta në rajon, pas Serbisë, me mbështetjen më të mirë.
Rama tha se pavarësisht situatës qeveria ia doli t’i mbështesë në vazhdimësi popullatën nën pandemi dhe paralelisht të vijojë programin e rindërtimit. Ai tha se 300 mijë qytetarë përfituan ndihmë ekonomike direkte, sipërmarrjet e vogla përfituan nga heqja dhe reduktimi i taksave ndërsa 760 sipërmarrje të mëdha patën mundësi për të marrë kredi me garanci nga shteti.
“I vetmi vend në rajon, me zero taksë mbi fitimin për biznesin e vogël dhe me zero tatim mbi vlerën e shtuar për të gjitha bizneset me xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit,” – tha Rama, i cili shtoi se qeveria u mundësoi sipërmarrjeve të mëdha kredi me garanci shtetërore.
Kryeministri tha se janë 760 sipërmarrje të mëdha që kanë përfituar 104 milionë euro për të përballuar ndikimin e pandemisë dhe për të garantuar pagat për 53 mijë punonjës.
Në periudhën mars-qershor, Rama tha se ka pasur 33 mijë të papunë dhe se aktualisht më shumë se 20 mijë prej tyre janë rikthyer në punë. Ai shtoi se qeveria ka një program të veçantë për trajtimin e këtyre rasteve.
“Deri në fund të luftës, për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike, pavarësisht nëse kanë apo jo persona të prekur nga COVID-19, kemi fshirë kamat-vonesat me efekt 120 milionë euro dhe vetëm për periudhën mars-qershor me një mbështetje prej 450 milionë dollarë mbështetje direkte hyjmë në vendet që kanë ofruar mbështetje të konsiderueshme në raport me prodhimin e brendshëm bruto,” – u shpreh Rama duke këmbëngulur se “shifrat janë kokëforte”.
“Jemi të dytët në rajon vetëm pas Serbisë, që kaloi fazën e parë kryesisht me proces elektoral dhe sipas Bankës Botërore si rezultat i masave të marra ekonomia shqiptare dhe ajo malazeze do jenë dy ekonomitë që do të rimëkëmben më shpejt,” – shtoi më tej kryeministri duke cituar edhe shifrat e institucioneve ndërkombëtare.
Lexoni gjithashtu:
Rama në konferencën e fundvitit: Në sistemin e drejtësisë ka ende probleme
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta