Vaksina anti-COVID, Rama: Procesi i vaksinimit do të nisë në mes të janarit

29 Dhjetor 2020 | 09:43

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës online me gazetarët u shpreh se në mesin e muajit janar do të nisë procesi i vaksinimit në Shqipëri për koronavirusin.

“I gjithë ky ngërç i takon vetëm fazës që parë së prodhimit, do të rritet në muajt në vijim. Ne jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojmë ose të kalojë ky ngërç, do ta fillojmë vaksinimin brenda janarit. Në mes të janarit do të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin”, u shpreh Rama.

Kryeministri premtoi më tej se së shpejti do të vijnë edhe 400 mijë teste të shpejta.

“Së shpejti do të kemi 400 mijë teste të tjera që vijnë në Shqipëri dhe do të rrisim testimet. Kemi të mbuluar skemën e rimbursimit të paketës bazë për pacientët që trajtohen në shtëpi. Kemi garantuar një vaksinim të konsiderueshëm për gripin sezonal.  Ndërkohë prej 1 janarit do paguajnë me 1000 euro plus mjekët dhe 500 euro plus të gjitha stafet në vijën e parë të zjarrit”, tha ai më tej.

Lexoni gjithashtu:

Rama në konferencën e fundvitit: Në sistemin e drejtësisë ka ende probleme

Bilanci i pandemisë, Rama: Më mirë se ne vetëm Serbia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026