60 mijë turistë në 6 muaj, vizitorët e huaj tërhiqen nga Kalaja e Gjirokastrës

7 Korrik 2023 | 17:14

Kalaja e gurtë e Gjirokastrës edhe pas përfundimit të Festivalit Folklorik Kombëtar vazhdon të vizitohet nga një numër në rritje turistësh vendas dhe të huaj.

Gjatë muajit qershor ky monument me vlera të rralla historike dhe ndërtimore është vizituar nga rreth 20 mijë turistë 60% e të cilëve ishin të huaj. Ata vijnë nga Italia, Spanja, Gjermania dhe SHBA-ja ndërsa shprehen të impresionuar për historikun dhe mënyrën e ndërtimit të kalasë së Gjirokastrës.

“Është e mrekullueshme, një kështjellë madhështore, është bukur ta vizitosh. Shumë gjëra për t’u parë”, thotë një turist italian.

“Unë jam nga Holanda dhe me të vërtetë më pëlqen që ndodhem këtu. Është një vend i veçantë  dhe me këto ndërtime të bukura përreth”, shprehet një turiste.

Afërsia gjeografikë me bregdetin e Sarandës bën që gjatë periudhës së verës, Kalaja e gurtë të jetë një ndër pikat më të preferuara në guidat turistike rajonale dhe më gjerë.

“Është një nga kalatë më të preferuara për këtë periudhë, duke qenë se bëhet një kombinim edhe me pjesën e qytetit të Sarandës, që frekuenton edhe pjesën e plazhit, por edhe pjesën historike dhe kulturore të qytetit të Gjirokastrës. Kështu që edhe në sajë të festivalit që u bë në qytetin e Gjirokastrës pati një bujë shumë të madhe të turistëve të huaj dhe shqiptarë, që erdhën për të vizituar kalanë e Gjirokastrës”, thotë Arbeni, guidë turistike.

Përgjatë këtij viti kalaja e Gjirokastrës ka mirëpritur rreth 60 mijë vizitorë, duke u kthyer në një aset me vlera për trashëgiminë kulturore por edhe zhvillimin e turizmit.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia vijon shoqërimet e protestuesve, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026

Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në rrugën “Adria”. Rama e ka cilësuar si një nga akset më...
14:17 | 23/07/2026

Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)

Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të enjteje në tokat e fshatit Rromës të Mallakastrës. Sipas burimeve paraprake, flakët kanë përfshirë dhe djegur toka...
14:04 | 23/07/2026