Rafineria e Ballshit, ministrja Balluku: Duam investitor të përgjegjshëm, zgjidhja në shkurt

29 Dhjetor 2020 | 15:10

Motorët e rafinerisë së naftës në Ballsh prej afro një viti janë të fikur, ndërsa 850 punonjësit kërkojnë që uzina të vihet në funksion.

Të mbyllur në banesa me një  marrëveshje që përfundon me 12 pagesa mujore, naftëtarët shpresojnë që viti 2021 t’i rikthejë në punë. Por a po negociohet në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ndonjë ofertë dhe a ka dalë ndonjë kompani që të marrë përsipër investimin?

“Këtu ku ka ardhur situata ne po mundohemi që krah bankës që është në të vërtetë pronarja legjitime e asaj rafinerie, sepse dhe kompania azere nuk ka performuar mirë për sa i përket pagesave jemi munduar që të lypim për Shqipërinë dhe të trokasim në çdo derë të mundshëm që ajo të kalojë në dorën e një investitori të përgjegjshëm. Ne nuk presim që të vijnë bamirës në Shqipëri, ne presim që të kemi një investitor të përgjegjshëm, me ndjeshmëri ndaj industrisë”, tha Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Balluku deklaron se në jo më vonë se fundi i muajit shkurt, do të jepet një përgjigje, e cila do të jetë e lidhur tërësisht me seriozitetin dhe garancitë që do të japë kompania.

“Shpresoj që jo më vonë se fundi i muajit shkurt të ketë përfunduar e gjithë procedura ligjore nga ana e bankës dhe nga ata investitorë, njëri prej tyre të marrë atë rafineri për të zgjidhur problemin që kemi atje. Nuk kemi vendimmarrje të natyre tjetër”, shtoi ajo.

Duke folur për bilancin e vitit dhe projekteve në vijim, Balluku tha se në janar do të rihapet tenderi për rrugën Milot-Fier, ndërsa do të përzgjidhet edhe kompania fituese e Aeroportit të Vlorës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026