Anëtarja e 4-të e Kushtetueses/ Kush është Fiona Papajorgji
Fiona Papajorgji u bë më 14 nëntor 2019 anëtarja e 4-të e Gjykatës Kushtetuese, pas betimit para Presidentit të Republikës.
44-vjeçarja nga Vlora është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali kurse në vitin 2012 ka marrë gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit.
Znj. Papajorgji në vitet 2000-2008 ka ushtruar profesionin e asistent avokatit dhe me pas të avokatit pranë firmave ligjore në Bari. Gjatë periudhës 2009-2011 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese.
Në vitet 2011-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2007 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Publike në disa universitete kurse në vitin 2019 është angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës si pedagoge në dispozicion për vitin e parë të Programit të Formimit Fillestar.
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola