Anëtarja e 3-të e Kushtetueses/ Kush është Marsida Xhaferllari

14 Nëntor 2019 | 15:40

Marsida Xhaferllari prej datë 14 nëntor të vitit të kaluar është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, duke u bërë kështu anëtarja e 3-të. 45-vjeçarja nga Tirana është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1997. Në vitet 1997-2000 ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës, në brezin e parë të të diplomuarve të kësaj shkolle, dhe është emëruar në detyrën e gjyqtares.

Znj. Xhaferllari ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier gjatë viteve 1999-2007 kurse në dhjetor të vitit 2007 ka ushtruar në strukturat juridiko-profesionale të Ministrisë së Drejtësisë detyrën e këshilltares së ministrit, detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të Drejtorisë së Kodifikimit dhe atë të drejtoreshës së përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë.

Në janar të vitit 2013 është emëruar në detyrën e Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në periudhën 2015-2016 ka qenë pjesë e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Reformës në Drejtësi, duke punuar për ligjet për gjyqësorin dhe financimin e gjyqësorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota

Në Gjirokastër po regjistrohen rastet e para të zjarreve të verës në pyje dhe kullota. Vatrat e zjarreve kanë shkaktuar dëme kryesisht në sipërfaqet me...
08:46 | 28/06/2026

Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme

Në këtë sezon vere Gjirokastra po përballet më një rritje të ndjeshme të fluksit të turistëve ndërkohë që kapacitetet hoteliere janë të pamjaftueshme për akomodimin...
08:26 | 28/06/2026

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026