Teknologjia në zgjedhje, KQZ u kërkon partive politike të propozojnë zonat ku do të implementohet votimi elektronik

29 Dhjetor 2020 | 15:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon partive politike të propozojnë zonat ku do të implementohet procesi pilot i votimit elektronik.

Në kërkesën e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëhet me dije se sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit që do të përdoren në zgjedhje do të implementohen me projekte pilote të cilat do të përfshijë jo më shumë se 20 për qind të zgjedhësve duke filluar nga zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Pavarësisht nga ky rregull në zgjedhjet e para për kuvendin pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100 për qind të votuesve.

“Në këto kushte, përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë vendimet përkatëse lutemi të na bëni me dije nëse keni sugjerime apo mendimet tuaja në lidhje me zonat se ku mendoni të aplikohen projektet pilote në këto zgjedhje”, thuhet të në kërkesën e KQZ drejtuar partive politike.

 

Lexoni gjithashtu:

Teknologjia në zgjedhje, 5 janari afati i fundit për shqyrtimin e ofertave të tenderit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026