Heronjtë e Azovstal në Ukrainë, reagon Moska: U shkel marrëveshja me Turqinë
Disa luftëtarë ukrainas që ishin kapur nga Moska dhe u shkëmbyen me ushtarakë të rusë, janë kthyer në Ukrainë. Kremlini pretendon se është shkelur marrëveshja, pasi ata duhet të qëndronin në Turqi deri në përfundim të luftës.
Presidenti Ukrainas, Volodimr Zelenski pas vizitës në Turqi deklaroi se në avionin e tij ishin duke udhëtuar dhe komandantët e repartit Azov.
“Heronjtë po kthehen në Shtëpi”, shkroi në një postim në rrjetet sociale Zekenski ku shfaqej në një fotot me Komandantin e regjimentit Denys Prokopenko dhe zëvendëskomandanti Syatosllav Palamar.
Dy ushtarakët e lartë u dorëzuan te ushtria ruse për të shkak të mbarimit të municioneve, pas betejës së përgjakshme në Uzinën e Çelikut Azovstal.
Turqia ndërhyri për një marrëveshje të shkëmbimit të robërve dhe drejtuesit e regjimentit u shkëmbyen me disa ushtarakë të lartë rusë. Por kushti i negociatave ishte që drejtuesit e regjimentit AZOV, të cilin Rusia e ka akuzuar si neonazistë, të qëndronin në Turqi deri në përfundimin e luftës.
Kthimi i tyre në Ukrainë nga vet Presidenti Zelenski shihet si një akt provokimi nga ana e Rusisë.
Ministrja e Jashtme Ruse deklaroi të dielën se vendimin për ti kthyer në fronin e luftës ushtarakët është shkeljeve e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Për herë të parë, pjesë e kritikave të Rusisë nuk ishte vetëm Ukraina, por edhe qëndrimi i Turqisë që lejojë largimin e ushtarakëve.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur