Lapaj-zv.ministres së Shëndetësisë: Fëmijët e Shqipërisë nuk janë për eksperiment
Avokati Adriatik Lapaj u përplas me zv.ministren e shëndetësisë Etleva Kolovani lidhur me pr.ligjin e miratuar pak ditë më parë që i detyron ata të shërbejnë 5 vjet në Shqipëri.
Lapaj u shpreh se fëmijët e Shqipërisë nuk janë për eksperiment se qeveria ka dështuar në menaxhimin e sistemit.
Sipas tij, realiteti nuk mund të ndryshohet duke marrë peng njerëzit, por përmes politikave që ta bëjnë një njeri të dojë të rrijë në vendin e vet.
“Fëmijët e këtij vendi nuk janë tufë eksperimentale që të bëni ju çfarë të doni se dështoni në menaxhimin e spitaleve dhe sistemit të këtij vendi. Ajo që po them është se nuk mund ta ndryshojmë realitetin duke marrë peng njerëzit, por duke kryer politika që ta bëjë njeriun ta dojë vendin e vet, të ketë shpresë këtu. Kjo politika që po bëni ju është debilllëk, është politike debile, është fjalë e gjuhës shqipe. T’i thuash shqiptarëve do t’i mbajmë studentët 5 vjet, çfarë do ndodhe pas 5 vjetësh? I bie që të funksionojmë me mjekë që mësojnë dorën për qytetarët”, tha Lapaj.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta