Sunak debat për Kosovën: I shqetësuar për situatën në Veri
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak është shprehur “i shqetësuar për situatën në Kosovë”, kur u pyet nga deputetja Alicia Kearns për një “dështim ndërkombëtar” në Ballkanin Perëndimor.
Kearns, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik e ka pyetur kryeministrin Sunak nëse do të ketë angazhim nga ai për zgjerim të mandatit të KFOR-it në Kosovë në mënyrë që misioni paqeruajtës i NATO-s të merret edhe me armët ilegale që tha se po futen nga Serbia në Kosovë.
Në përgjigje, kryeministri britanik tha se i dënon sulmet e paprovokuara ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, ndërsa tregoi se u kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që t’i ulin tensionet dhe ta parandalojnë dhunën.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, tha Sunak.
Deputetja Kearns në fund i bëri thirrje qeverisë britanike që ta ndjekë nga afër këtë situatë. Ajo mendon se Mbretëria e Bashkuar duhet t’i bashkohet BE-së dhe ta zgjasë mandatin e KFOR-it në Kosovë.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës