Erëra të forta dhe i ftohti përfshijnë Shqipërinë

5 Janar 2020 | 15:19

Erërat e forta dhe moti i keq ka përfshirë gjithë vendin. Në vendet malore, reshjet e dëborës kanë bërë të detyrueshëm lëvizjen me zinxhirë të mjeteve, ndërsa në bregdet, janë pezulluar të gjitha lundrimet në portet e Durrësit dhe Vlorës, për shkak të dallgëve mbi 7 ballë. 

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ka pasur stuhi ere e cila arriti shpejtësinë deri ne 25-30 metra në sekondë. Erërat e forta kanë dëmtuar dhe Tiranën, ku ka pasur rrëzime pemësh, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Sipas specialistit pranë shërbimit metereologjik ushtarak, Elvi Jahaj, era e fortë dhe temperaturat e ulëta do të vazhdojnë dhe gjatë 24 orëve në vijim.

Temperaturat mesatare variuan nga -7 gradë Celsius gjatë natës në 6 gradë Celsius në mesditë në disa zona të vendit. 

Drejtori i rrugëve në Korçë Olti Dhamo tha për Euronews Albania se aksi Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë dhe pjesa e Qarrit kalohet vetëm me zinxhirë.

Në terren janë angazhuar 17 borëpastruese, të cilat po kujdesen për hedhjen e kripës në akset nacionale.

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme dhe në Tiranë, ku janë rrëzuar disa pemë, njëra prej të cilave brenda në Presidencë.

Era e pazakontë ka rrëzuar dhe pemën e Vitit të Ri të vendosur në Sheshin “Skënderbej”.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. 

 

LEXONI GJITHASHTU: Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: E marta dita më e ftohtë, era e fortë vijon edhe nesër

Probleme nga bora në Korçë, në Dardhë dhe Voskopojë qarkullohet me zinxhirë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026