Hungaria e gatshme të mbështesë pranimin e Suedisë në NATO

11 Korrik 2023 | 11:22

Ratifikimi i aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO nga ana e Hungarisë është tani “vetëm çështje teknike”, tha të martën ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, pasi Turqia ra dakord të lejojë shtetin nordik që të bashkohet me aleancën ushtarake.

Të hënën, Turqia u pajtua që të lejojë Suedinë që t’i bashkohet NATO-s, duke u mundësuar aleatëve që të shfaqin unitetin e tyre, në një samit që i kushtohet kryesisht forcimit të mbështetjes për Ukrainën përballë pushtimit të Rusisë.

Hungaria dhe Turqia janë anëtarët e fundit të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar ende pranimin e Suedisë në aleancë.

“Përfundimi i procesit të ratifikimit tani është vetëm një çështje teknike”, tha Szijjarto në një deklaratë në Facebook.

Parlamenti i Hungarisë përfundoi seancën e tij të jashtëzakonshme verore të premten, por mund të thërrasë një mbledhje të re në ditët në vijim për të vazhduar me votimin.

Kryeministri Viktor Orban përsëriti të premten e kaluar se Budapesti mbështet aplikimin e Suedisë.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm si me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s ashtu edhe me Turqinë”, tha ai.

“Nëse shohim se kemi diçka për të bërë, do ta bëjmë. Hungaria nuk njihet për zvarritje nëse duhet të marrim një vendim”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026