Zjarri në pallatin në Gjirokastër, shefi i zjarrfikëses jep detajet: Pse mori flakë
Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën muzeale të Gjirokastrës duke rrezikuar jetën e banorëve.
Në lidhje me ngjarjen ka folur Pëllumb Shalari, komandant i shërbimit të zjarrëfikës duke thënë se apartamenti ishte në pronëso të Florika Peshës.
Sipas tij shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë rryma elektrike.
“Menjëherë kur erdhi sinjali në sallën operative forcat zjarrfikëse lëvizën për në vendngjarje në lagjen e sipërme të qytetit përballë Këshillit të Qarkut, në një godinë të parë. Godina ishte aktualisht pa njerëz, në godinë nuk kishte familjarë, por nga informacionet që ne morëm aty jetonte nipi i të zonjës së banesës , ku forcat zjarrfikëse u futën menjëherë me aparatura për të kontrolluar dhe për të bërë krehjen e gjithë shtëpisë për të parë nëse në banesë kishte njerëz ose jo. Shkaku i zjarrit mendohet nga rryma elektrike, nga kabllot sepse ishin instalime të vjetra”- tha ai.
Euronews Albania ka siguruar dhe fotot brenda aparatamenti i djegur, ku për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje