Rama: Shqipëria siguron 500 mijë doza vaksinash nga Pfizer, vaksinimi fillon në janar dhe është falas
“Në prag të ndërrimit të viteve Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës nga kompania Pfizer,” – kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Rama.
Në një deklaratë për mediat ai bëri me dije se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe ky nuk është fundi i përpjekjeve për të siguruar gjithë dozat e nevojshme.
Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme por e këshillueshme për të ndryshuar situatën e pandemisë në favor të popullsisë.
Ai tregoi se është dakordësuar me akt normativ për autorizimin e kontratës sipas marrëveshjes së konfirmuar zyrtarisht nga kompania Pfizer dhe do të paguhet menjëherë për vaksinat.
10,750 dozat e para do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit, më tej 30,250 doza do të vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë në bazë të planit të vaksinimit.
Sipas Ramës ky është një vit vendimtar për luftën ndaj COVID-19.
“Plani i vaksinimit do të realizohet sipas parashikimit, pa ngadalësim,” – tha ai.
Kryeministri Rama tregoi gjithashtu se është garantuar marrëveshja me dy vende të cilat do të mbështesin Shqipërinë me 9 mijë doza të vaksinës Pfizer deri gjysmën e parë të janarit.
Duke qenë se nuk dihet nëse marrëveshja me Pfizer do të ndikojë te solidariteti i dy qeverive mike, Rama vendosi të mos i përmendë emrat e shteteve që po ndihmojnë vendin në garantimin e dozave të nevojshme të vaksinës.
Ndërkohë ai përmendi dhe negociatat që po bëhen dhe janë në përpjekje e sipër për sigurimin e vaksinës nga AstraZeneca.
“Shumë shpejt do të kemi qartësi për rezultatin e këtyre negociatave,” – u shpreh ai.
Ndërkohë që shtoi gjithashtu se vendimi i Bashkimit Europian, diskriminues ndaj Ballkanit, ishte i papranueshëm moralisht, i pakuptueshëm politikisht dhe i pajustifikueshëm logjikisht.
“Si njeri ndihem i indinjuar, si europian ndihem i turpëruar e si kryeministër ndihem më i motivuar se kurrë që shqiptarët mos të ndihen të përjashtuar nga fushata e vaksinimit,” – tha Rama.
Ai tregoi se nuk do lëmë pa “qarë hallin” edhe me Kosovën duke dhuruar sasinë e nevojshme të vaksinave për bluzat e bardha që janë në vijën e zjarrit.
Ndërsa apeloi që politika të mos ngatërrohej me shëndetin shtoi se ka qenë një sfidë sigurimi i vaksinës pa ndihmën e BE-së.
“Jemi mirë përgatitur të ngremë në kohë strukturën e vaksinimit,” – tha ai.
Puna me qendrat e vaksinimit ka nisur dhe brenda pak ditësh gjithçka do të jetë gati.
“Shqipëria buzëqesh”, kështu do të quhet fushata njerëzore dhe shtetërore, siç sqaroi dhe Rama.
Fillimisht do të vaksinohen bluzat e bardha, mësuesit, efektivët e policisë, moshat madhore duke nisur nga 75 vjeç e më pas duke vijuar dhe grafikun e përgatitur për moshat në ulje.
“Qoftë ky oguri fantastik i një viti të buzëqeshur të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe prova shembullore e faktit se më të keqen e kemi hedhur pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh. Gëzuar!” – përfundoi fjalimin e tij kryeministri Rama.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur