Temperaturat e larta, mjekët apelojnë: Kujdes goditjet nga të nxehtit

12 Korrik 2023 | 18:45

Ditët e nxehta që pritet të përjetojë Shqipëria mund të sjellin ndikime në shëndetin e qytetarëve. Më të riskuar janë fëmijët, mosha e tretë dhe të sëmurët kronikë. Kur termometri pritët të kapërcejë 41 gradë gjatë kësaj jave, mjekët apelojnë për kujdes të shtuar.

“Një nga problematikat më të mëdha që haset është goditja nga të nxehtit, është problematikë e rëndë që çon deri në humbje të koshiencës. Nëse fëmija ekspozohet në orët e pikut, bën temperaturë të lartë”, thotë mjekja pediatre Sonila Brati.

Tendenca për të freskuar sa më shumë mjediset e brendshme si makinat, mjediset e punës apo dhe shtëpitë sipas mjekes është e dëmshme, pasi diferencat e mëdha të temperaturave çojnë në problematika të rënda për shëndetin.

“Kondicioneri duhet te jetë 5 ose 6 gradë më ulët se temperatura e jashtme pasi problematika që shfaqet në shëndet është e lartë”, shprehet mjekja.

Mjekët këshillojnë që veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë të evitojnë daljet në orët e pikut, ndërsa të gjithë duhet të përdorim sa më shumë lëngje, veshje të lehta dhe ushqime të freskëta për të pasur një shëndet sa më të mirë në ditët e nxehta.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026