Publikohet emri i prezantuesit të BBC të përfshirë në skandal seksual

12 Korrik 2023 | 21:00

Hugh Edwards është prezantuesi i BBC-së që e ka paguar një adoleshent për fotot seksuale për të cilat të gjitha mediat botërore raportuan javën e kaluar.

Me këtë rast, identitetin e tij e ka treguar gruaja e tij, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj “vuan nga probleme serioze mendore” dhe se tani po “merr kujdes spitalor, me të cilin do të qëndrojë në përputhje deri në njoftimin e dytë”, transmeton BBC.

Bashkëshortja e tij, Vicky Flind, tha se tani, pas gjithçkaje, ajo po kërkon privatësi për familjen e saj në mënyrë që të vazhdojë të përballet me situatën. Në një deklaratë që Field ka dhënë për agjencinë e lajmeve PA, thuhet se ajo po flet për gjithçka pas pesë ditëve jashtëzakonisht të vështira në të cilat u gjend familja e saj.

Sipas faqes së internetit të BBC, Hugh Edwards 61 vj vjeç ka punuar për katër dekada, dy prej tyre si prezantues kryesor i lajmeve qendrore të BBC-së në orën dhjetë. Sipas tyre, ai i komunikoi britanikëve shumë lajme kyçe dhe të rëndësishme, duke përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, dasmën e Princit William dhe Kate, Princit Harry dhe Meghan, Jubileun e Diamantit dhe Platinit të Mbretëreshës, inaugurimin e Presidentit të SHBA-së, Barack Obama dhe vdekjen e Nelson Mandelës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026