PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend: Të shqyrtohet kërkesa për Ahmetajn

13 Korrik 2023 | 09:32

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës për seancën e sotme plenare.

Në shkresën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, kërkohet që Të futet në rendin e ditës kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve të mbajtur pasditen e të mërkurës, Partia Socialiste ka dhënë miratimin për kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetit. Qëndrim i njëjtë i mbajtur edhe nga deputetët e Partisë Demokratike, por këta të fundit kërkuan gjithashtu që kërkesa të sot në seancën e Kuvendit.

Propozimi u refuzua nga socialistët, të cilën votën për kërkesën e SPAK do ta japin në seancën e posaçme plenare të 17 korrikut

Në mbledhjen e dytë me dyer të mbyllura dy avokatët e Ahmetajt, u shprehën kundër kërkesës së SPAK.

Mbrojtësit ligjor deklaruan mos prezencën në Shqipëri të Arben Ahmetajt por nuk dhanë detaje të vendit se ku ndodhet, edhe pse pranuan komunikimet me të.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026