“Të vijë Rama”- Debate për Ahmetajn në Kuvend, Spiropali: S’e komentojmë drejtësinë

13 Korrik 2023 | 10:48

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me debate të shumta mes maxhorancës dhe opozitës në lidhje me kërkesën për arrestimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ishte kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ai i cili i kërkoi Kryetares së Kuvendit të lajmërohej kryeministri Rama dhe të ishte i pranishëm në seancë.

Sipas Bardhit Rama duhet t’i lejë negociatat në telefon që po bën me Ahmetajn dhe duhet të vijë të përballet me opozitën në Kuvend.

“Kërkoj prezencën e kryeministrit në seancë plenare. Shqyrtojmë njëherë këtë kërkesë proceduriale dhe pastaj kalojmë te pika tjetër për ndryshimin e rendit të ditës”, tha Bardhi.

Bardhit iu përgjigj ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se standardi i kryeministrit Rama është që nuk komenton vendimet e drejtësisë, por që e lë këtë të fundit të veprojë pa ndikime.

“Nëse ka një çështje që nuk na kompleksioni dot është raporti ynë me drejtësinë. Nëse doni t’u marrë shembull të pafundëm të raportit tonë me drejtësinë, ky është rasti. Ju jeni mësuar me kryeministra që për drejtësinë kanë folur nuk kanë vepruar.

Rama nuk flet mbi drejtësinë, nuk e komenton drejtësinë dhe nuk e përdor politikisht atë. Ai nuk e përdor si armë drejtësinë, nuk e përdor si hanxhar drejtësinë dhe nuk bën populizëm me të, por e lë të bëjë punën e saj”, tha Spiropali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026