Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, digjen disa automjete
Një zjarr ka rënë këtë të enjte në parkingun e një pallati në Unazën e Re në Tiranë, ku si pasojë janë djegur disa mjete.
Zjarrfikësja ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe po bën evakuimin e banorëve të pallatit.
Burime nga Euronews Albania kanë mësuar se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ku një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë flakën makinës së tij, duke djegur dhe një makinë tjetër që ndodhej pranë saj. Në vendngjarje kanë shkuar 4 makina zjarrfikëse dhe 20 forca, që bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë aktualisht po bëhet edhe ajrosja e ambienteve të pallatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të incidentit.
“Më datë 13.07.2023, në Unazë të Re, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta