Aktivistit kundër luftës në Ukrainë i ndalohet hyrja në Serbi

13 Korrik 2023 | 12:45

Aktivisti kundër luftës në Ukrainë dhe themeluesi i Shoqërisë Demokratike Ruse, Peter Nikitin, tha për Radion Evropa e Lirë se më 13 korrik se atij i është ndaluar hyrja në Serbi, me vendim të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

Siç tha Nikitin, policia kufitare në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit i dha një vendim për t’i ndaluar hyrjen në Serbi.

Ai është ende në aeroport.

Sipas tij, në dokumentin, me të cilin i ndalohet hyrja, shkruhet se ndaj tij është në fuqi “masa mbrojtëse e largimit, masa e sigurisë e dëbimit të të huajit, gjegjësisht ndalimi i hyrjes në Serbi”.

“Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, as policia nuk më jep ndonjë shpjegim tjetër, unë do të bëj denoncim për këtë, nuk do të lëviz nga aeroporti derisa të më lejojnë të hyj në vend ose të më deportojnë me forcë”, tha Nikitin.

Sipas Nikitin, ai u ndalua në aeroport pasi u kthye nga pushimet vjetore, në orët e para të mëngjesit të 13 korrikut.

“Rreth një e gjysmë pas mesnate më kanë konfiskuar pasaportën në kontrollin e pasaportave dhe më kanë thënë të pres, disa herë kam pyetur se çfarë po ndodh. Katër orë më vonë më kanë thënë se kanë marrë urdhër nga Agjencia e Sigurimit dhe Informacioni (BIA) që nuk duhet të hyj në vend”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se kjo është “hera e parë që ndodh diçka e tillë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026