Çështja Ahmetaj/ Tabaku deputetëve të PS: Duhet të jepni dorëheqjen me radhë

13 Korrik 2023 | 11:03

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha në seancën e sotme se nëse do mbahej përgjegjësi politike për çështjen e Ahmetaj dhe inceneratorëve, të cilën ajo e quajti aferën më të madhe korruptive në vend, të gjithë deputetët e PS duhet të jepnin dorëheqjen.

Ajo i akuzoi ata se në komisionin hetimor për inceneratorët nën betim, ata i dolën krah ish-zëvendës kryeministrit. Tabaku tha se ishte turp që në seancën e ditës së sotme të mos diskutohej për atë që është afera më e madhe e ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

“Janë të paktën 6 ministra dhe ish-ministra, është  një zëvendës kryeministër, janë katër kryetar bashkish, tre prej tyre në detyrë të cilët sot duhet të përgjigjen para drejtësisë. Është i gjithë këshilli i ministrave që ka ngritur shtetin në këmbë për t’i dhënë një kontratë korruprtive tre personave që erdhën vetëm prej miqësisë së tyre me dy ish minsitra, sot është minimumi i llogarisë publike që të flitet këtu për këtë çështje.

Të flitet pasi ish-zëvendës kryeministri , ish ministri i financave, ish ministri i ekonomisë, ish-ylli në ngjitje i qeverisë socialiste, ish-gardiani i financave publike ka çelur buxhetin e shtetit për tre persona në kërkim dhe është bërë mbrojtësi më i mirë i korrupsionit dhe njëkohësisht zbatuesi më i mirë i buxhetit të shtetit.

Nëse sot do kishte përgjegjësi politike të gjithë me radhë duhet të jepnit dorëheqjen. Kjo është afera më e madhe që ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar, kjo është afera që duhet të dikutonte ky parlament sot. Është turp që parlamenti të mos diskutj sot për këtë”,-tha Jorida Tabaku.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026